Klasifikimi Statistikor Ndërkombëtar i Sëmundjeve dhe Problemeve të Lidhura me Shëndetin Revizioni i 10-të (ICD-10) Version për 2016

Kapitulli II
Neoplazmat
(C00-D48)

Neoplazmat malinje
(C00-C97)

Përdorni kodin shtesë (U85) , nëse dëshironi, për të identifuar rezistencë, mos-përgjigje dhe refraktaritet të neoplazmës ndaj barnave anti-neoplastike.

C43 Melanoma malinje e lëkurës

Përj.:
melanomën malinje të lëkurës së organeve gjenitale (C51-C52, C60.-, C63.-)
C43.0 Melanoma malinje e buzës
Përj.:
kufirin e buzës me vermilion (C00.0-C00.2)
C43.1 Melanoma malinje e kapakut të syrit, përfshirë kanthus-in
C43.2 Melanoma malinje e veshit dhe e kanalit të jashtëm të tij
C43.3 Melanoma malinje e pjesëve të tjera dhe të paspecifikuara të fytyrës
C43.4 Melanoma malinje e skalpit dhe e qafës
C43.5 Melanoma malinje e trungut
Përf.:
Anal/e:
  • kufiri
  • lëkura
Lëkura perianale
Lëkura e gjoksit
Përj.:
anusin NOS (C21.0)
C43.6 Melanoma malinje e gjymtyrës së sipërme, përfshirë shpatullën
C43.7 Melanoma malinje e gjymtyrës së poshtëme, përfshirë kofshën
C43.8 Melanoma malinje e mbivendosur e lëkurës
[Shih shënimin 5 në fillim të kapitullit]
C43.9 Melanoma malinje e lëkurës, e paspecifikuar
Përf.:
Melanoma (malinje) NOS

C44 Neoplazma të tjera malinje të lëkurës

Përf.:
neoplazmën malinje të:
  • gjendrave të sebumit (=gjendrave sebace)
  • gjendrave të djersës
Përj.:
sarkomën Kaposi (C46.-)
melanomën malinje të lëkurës (C43.-)
lëkurën e organeve gjenitale (C51-C52, C60.-, C63.-)
C44.0 Lëkura e buzës
Përf.:
Karcinoma bazalo-qelizore e buzës
Përj.:
neoplazmën malinje të buzës (C00.-)
C44.1 Lëkura e kapakut të syrit, përfshirë kanthus-in
Përj.:
indin lidhor të qepallës (C49.0)
C44.2 Lëkura e veshit dhe e kanalit të jashtëm të tij
Përj.:
indin lidhor të veshit (C49.0)
C44.3 Lëkura e pjesëve të tjera dhe të paspecifikuara të fytyrës
C44.4 Lëkura e skalpit dhe e qafës
C44.5 Lëkura e trungut
Përf.:
Anal/e:
  • kufiri
  • lëkura
Lëkura perianale
Lëkura e gjoksit
Përj.:
anusin NOS (C21.0)
C44.6 Lëkura e gjymtyrës së sipërme, përfshirë shpatullën
C44.7 Lëkura e gjymtyrës së poshtëme, përfshirë kofshën
C44.8 Lezion i mbivendosur (i përhapur) i lëkurës
[Shih shënimin 5 në fillim të kapitullit]
C44.9 Neoplazëm malinje e lëkurës, e paspecifikuar
to top of page