Klasifikimi Statistikor Ndërkombëtar i Sëmundjeve dhe Problemeve të Lidhura me Shëndetin Revizioni i 10-të (ICD-10) Version për 2016

Kapitulli V
Çrregullimet mendore dhe ato të sjelljes
(F00-F99)

F50 Çrregullime të ngrënies

Përj.:
anoreksinë NOS (R63.0)
të ushqyerit:
  • vështirësitë dhe keqmenaxhimi (R63.3)
  • çrregullimet në foshnjëri apo fëmijëri (F98.2)
polifaginë (R63.2)
F50.0 Anoreksi nervore
Definition

Një çrregullim, që karakterizohet me humbje të qëllimshme në peshë, e shkaktuar ose e mbajtur me qëllim nga pacienti. Ndodh më së shumti tek vajzat adoleshente dhe tek gratë e reja, por mund të preken dhe djemtë adoleshentë dhe burrat e rinj, si dhe fëmijë në afërsi të pubertetit dhe gra më të moshuara deri në menopauzë. Çrregullimi shoqërohet me një psikopatologji, ku tmerri i dhjamosjes së trupit është një ide e mbivlerësuar intrusive që persiston, dhe pacienti më pas i nënshtrohet një pragu të ri me të ulët të peshës së tij. Zakonisht ka kequshqyerje me shkallë të ndryshme rëndësie, me ndryshime dytësore endokrine dhe metabolike, dhe me çrregullime të funksioneve të trupit. Simptomat përfshijnë kufizimin e ushqimit me anë të dietës, stërvitje të tepruar, provokim të vjellash dhe nxjerrje ushqimi, si dhe përdorimin e frenuesve të oreksit dhe diuretikëve.

Përj.:
humbjen e oreksit (R63.0)
humbjen e oreksit:
F50.1 Anoreksi nervore atipike
Definition

Çrregullim, që përmbush disa nga cilësitë e anoreksisë nervore, por në të cilin tabloja e përgjithshme klinike nuk e justifikon diagnozën. Për shembull, një nga simptomat kryesore, si amenorrea ose tmerri i të qenit i/e shëndoshë, mund të mungojë, në prani të humbjes së madhe në peshë dhe sjelljes që synon rënien në peshë. Diagnoza nuk duhet të bëhet në prani të një çrregullimi fizik të njohur të shoqëruar me humbje peshe.

F50.2 Bulimi nervore
Definition

Një sindromë, që karakterizohet nga shpërthime të përsëritura të tejngrënies dhe një preokupim i tepërt për kontrollin e peshës së trupit, që çon në një shabllon të tejngrënies dhe me pas të të vjellit ose nxjerrjes së ushqimit. Ky çrregullim ka shumë veçori psikologjike të përbashkëta me anoreksinë nervore, përfshirë dhe një shqetësim me formën e trupit dhe peshën. Të vjellat e përsëritura çojnë në rritje të çrregullimeve të elektroliteve dhe të komplikacioneve fizike. Shpesh ka, por jo gjithnjë, një histori të një episodi të mëparshëm të anoreksisë nervore, me një interval që varion nga disa muaj deri në disa vite.

Përf.:
Bulimia NOS
Hiperoksia nervosa
F50.3 Bulimi nervore atipike
Definition

Çrregullime, që përmbushin disa nga veçoritë e bulimisë nervore, por në të cilat tabloja e përgjithshme klinike nuk e justifikon diagnozën. Për shembull, mund të ketë disa shpërthime të tejngrënies dhe mbipërdorimit të purgativëve pa ndonjë ndryshim të madh në peshë, ose mbishqetësimi tipik për formën e trupit dhe peshën mund të mungojë.

F50.4 Mbingrënie e lidhur me turbullime të tjera fiziologjike
Definition

Mbingrënie për shkak të ngjarjeve stresante, si zija, aksidentet, lindjet, etj

Përf.:
Mbingrënie psikogjenike
Përj.:
obezitetin (E66.-)
F50.5 Të vjella të lidhura me turbullime të tjera fiziologjike
Definition

Vjellje të përsëritura, që ndodhin në çrregullime disociative (F44.-) dhe hipokondriale (F45.2), dhe që nuk janë vetëm për shkak të gjendjeve të klasifikuara jashtë këtij kapitulli. Kjo nënkategori mund të përdoret gjithashtu si shtesë e O21.(të vjellat e shtuara gjatë shtatzënisë), kur faktorët emocionalë janë predominantë në shkaktimin e të përzierave dhe të vjellave të herëpashershme gjatë shtatzënisë.

Përf.:
E vjella psikogjenike
Përj.:
të perzierat (R11)
të vjellat NOS (R11)
F50.8 Çrregullime të tjera të ngrënies
Përf.:
Ngrënia e gjithçkaje tek të rriturit
Humbja psikogjenike e urisë
Përj.:
ngrënien e gjithçkaje në foshnjëri dhe fëmijëri (F98.3)
F50.9 Çrregullim i ngrënies, i paspecifikuar

F51 Çrregullime jo-organike të gjumit

Definition

Në shumë raste, një çrregullim i gjumit është një simptomë e një çrregullimi tjetër, mendor ose fizik. Nëse çrregullimi tjetër në një pacient të caktuar është një gjendje e pavarur ose thjesht një nga veçoritë e një çrregullimi tjetër të klasifikuar tjetërkund, ose në këtë kapitull ose diku tjetër, atëherë kjo duhet të përcaktohet në bazë të paraqitjes dhe ecurisë klinike, si dhe të vlerësimeve terapeutike dhe prioriteve në kohën e konsultës. Në përgjithësi, nëse çrregullimi i gjumit është një nga ankesat kryesore dhe perceptohet si një gjendje në vetvete, kodi aktual duhet të përdoret së bashku me diagnozat e tjera që përshkruajnë psikopatologjinë dhe patofiziologjinë e përfshirë në një rast të caktuar. Kjo kategori përfshin vetëm ato çrregullime të gjumit në të cilat shkaqet emocionale konsiderohet të jenë një faktor primar, dhe që nuk janë për shkak të çrregullimeve fizike të identifikuara të klasifikuara tjetërkund.

Përj.:
çrregullimet e gjumit (organike) (G47.-)
F51.0 Insomni jo-organike
Definition

Një gjendje e një sasie ose cilësie të pakënaqshme të gjumit, që persiston për një periudhë të kosiderueshme kohe, përfshirë vështirësinë për të rënë në gjumë, atë të të qenit në gjumë, ose zgjimin e parakohshëm. Pagjumësia është një simptomë e përbashkët e shumë çrregullimeve fizike dhe mendore, dhe duhet të klasifikohet këtu si shtesë e çrregullimit bazë vetëm nëse e dominon tablonë klinike.

Përj.:
pagjumësinë (organike) (G47.0)
F51.1 Hipersomni jo-organike
Definition

Hipersomnia përcaktohet si një çrregullim ose i fjetjes shumë gjatë ditës dhe sulme gjumi (të papërllogaritura dhe me një sasi të pamjaftueshme gjumi), ose me një tranzicion të zgjatur deri në zgjimin e plotë. Në mungesë të një faktori organik për hasjen e hipersomnisë, kjo gjendje zakonisht shoqërohet me çrregullime mendore.

Përj.:
hipersomninë (organike) (G47.1)
narkolepsinë (G47.4)
F51.2 Çrregullim jo-organik i regjimit të gjumit
Definition

Një mungesë sinkronizimi midis orarit zgjuar-fjetur dhe orarit të dëshiruar zgjuar-fjetur për ambientin e individit që çon në një ankesë ose të pagjumesisë ose të hipersomnisë.

Përf.:
  • Invertimi psikogjenik:
    • cirkadian
    • niktohemeral
    • i gjumit
  • ritmi
Përj.:
çrregullimet e orarit zgjuarfjetur (organike) (G47.2)
F51.3 Somnambulizëm
Definition

Një gjendje e ndërgjegjes së alteruar, në të cilën kombinohen fenomene të gjumit dhe të qenit zgjuar. Gjatë një episodi të ecjes në gjumë, individi ngrihet nga krevati, zakonisht gjatë një të tretës së parë të gjumit të natës, dhe ecën kuturu, duke shfaqur nivele të ulët ndërgjegjeje, reaktiviteti dhe aftësish motore. Sapo zgjohet, individi zakonisht nuk mban mend asgjë nga çka ka ndodhur.

F51.4 Terror i gjumit (terror i natës)
Definition

Episode gjatë natës me terror ekstrem dhe panik, që shoqërohet me vokalizime intense, lëvizshmëri dhe nivele të larta shkarkesash autonomike. Individi zgjohet/ngrihet, zakonisht gjatë një të tretës së parë të natës, me ulërima paniku. Shumë shpesh, ai/ajo shkon me vrap tek dera në përpjekje për të shpëtuar, megjithëse shumë rrallë del nga dhoma. Mbajtja mend e episodit ndodh rrallë (zakonisht një ose dy fragmente imazhesh mendore).

F51.5 Ankthi i natës
Definition

Eksperienca ëndrrash të mbushura me ankth dhe frikë. Ka një kujtesë të ruajtur në detaje të përmbajtjes së ëndrrës. Eksperienca e ëndrrës është shumë e gjallë dhe zakonisht përfshin tema që kanë të bëjnë me kërcënime ndaj jetës, sigurisë ose vetëvlerësimit. Shumë shpesh, ka një përsëritje të së njëjtës temë makthi frikësues ose të ngjashëm. Gjatë një episodi tipik, ka një shkallë shkarkimi autonom, por nuk ka vokalizim ose lëvizje trupi të dukshme. Në zgjim, individi bëhet me shpejtësi alert dhe i orientuar.

Përf.:
Çrregullim ankthi i ëndrrës
F51.8 Çrregullime të tjera jo-organike të gjumit
F51.9 Çrregullim jo-organik i gjumit, i paspecifikuar
Përf.:
Çrregullime emocionale të gjumit NOS

F52 Disfunksion seksual, i pashkaktuar nga ndonjë çrregullim organik ose sëmundje

Definition

Disfunksion seksual, që përfshin momentet e ndryshme në të cilat një individ është i paaftë për të marrë pjesë në një marrëdhënie seksuale siç do të dëshironte. Përgjigja seksuale është një proces psikosomatik dhe të dy proceset somatike dhe psikologjike janë të përfshira si shkaktarë të disfunksionit seksual.

Përj.:
sindromën Dhat (F48.8)
F52.0 Ulje ose humbje e dëshirës seksuale
Definition

Humbja e dëshirës seksuale është problemi kryesor dhe jo sekondar nga çrregullime të tjera seksuale, si insufiçienca erektile apo dispareunia.

Përf.:
Frigjiditeti
Çrregullimi i dëshirës seksuale hipoaktive
F52.1 Neveri seksuale dhe mungesë e kënaqësisë seksuale
Definition

Ose mundësia e kryerjes së aktit seksual që shkakton frikë dhe ankth, që çon në evitim të aktivitetit seksual (aversion seksual), ose përgjigjet seksuale ndodhin normalisht dhe orgazma arrihet, por ka një mungesë kënaqesie të përshtatshme (mungesë e kënaqësisë seksuale).

Përf.:
Anhedoni (seksuale)
F52.2 Pamjaftushmëri e përgjigjes seksuale
Definition

Problemi kryesor tek burrat është disfunksioni erektil (vështirësi në pasjen ose mbajtjen e një ereksioni të përshtatshëm për marrëdhënien seksuale). Tek femrat problemi është mungesa e lubrifikimit ose e thatësisë së vaginës.

Përf.:
Çrregullim i eksitimit seksual femëror
Çrregullim erektil mashkullor
Impotencë psikogjenike
Përj.:
impotencën me origjinë organike (N48.4)
F52.3 Disfunksion i orgazmës
Definition

Orgazma ose nuk ndodh ose vonohet në mënyrë të ndjeshme.

Përf.:
Orgazëm e penguar (mashkullore) (femërore)
Anorgazmia psikogjenike
F52.4 Ejakulacion i parakohshëm
Definition

Paaftësia për të kontrolluar në mënyrë të mjaftueshme ejakulimin, në mënyrë që të dy partnerët të shijojnë bashkëveprimin seksual.

F52.5 Vaginizëm jo-organik
Definition

Spazëm e muskujve të dyshemesë së pelvisit që rrethonjnë vaginën, duke shkaktuar një bllokim të hapjes së vaginës. Hyrja e penisit është e pamundur ose shumë e dhimbshme.

Përf.:
Vaginizmi psikogjenik
Përj.:
vaginizmin (organik) (N94.2)
F52.6 Dispareunia jo-organike
Definition

Dispareunia (ose dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale) ndodh si në femrat ashtu dhe në meshkujt. Mund ti atribuohet patologjive lokale dhe duhet të karaterizohet saktë nën gjendjen patologjike. Kjo kategori duhet përdorur vetëm nëse nuk ka një disfunksion seksual jo-organik parësor (p.sh vaginizëm ose tharje të vaginës).

Përf.:
Dispareunia psikogjenike
Përj.:
dispareuninë (organike) (N94.1)
F52.7 Nxitje seksuale e tepruar
Përf.:
Nimfomania
Satiriaza
F52.8 Disfunksion tjetër seksual, jo i shkaktuar nga dëmtime organike ose sëmundje
F52.9 Disfunksion seksual i paspecifikuar, jo i shkaktuar nga dëmtime organike ose sëmundje

F53 Çrregullime mendore dhe të sjelljes, të lidhura me lehoninë (=puerperiumin), të paklasifikuara diku tjetër

Definition

Kjo kategori përfshin jo vetëm çrregullimet mendore të lidhura me periudhën pas lindjes (që fillojnë brenda 6 javëve pas lindjes), që nuk plotësojnë kriteret për çrregullimet e klasifikuara tjetërkund në këtë kapitull, ose sepse nuk ka informacion të mjaftueshëm, ose sepse konsiderohet si një veçori klinike shtesë që shfaqet dhe e bën të papërshtatshëm klasifikimin tjetërkund të tyre.

F53.0 Çrregullime të lehta mendore e të sjelljes, të lidhura me lehoninë, të paklasifikuara diku tjetër
Përf.:
Depresioni:
  • postnatal NOS
  • postpartum NOS
F53.1 Çrregullime të rënda mendore e të sjelljes, të lidhura me lehoninë, të paklasifikuara diku tjetër
Përf.:
Psikoza puerperale (=e paslindjes) NOS
F53.8 Çrregullime të tjera mendore e të sjelljes, të lidhura me lehoninë, të paklasifikuara diku tjetër
F53.9 Çrregullim mendor puerperal, i paspecifikuar

F54 Faktorë psikologjikë dhe të sjelljes të lidhur me çrregullime ose sëmundje të klasifikuara diku tjetër.

Definition

Kjo kategori duhet të përdoret për të regjistruar praninë e influencave psikologjike dhe të sjelljes, që mendohet se kanë luajtur një rol të madh në etiologjinë e çrregullimeve fizike që mund të klasifikohen në kapituj të tjerë. Çdo çrregullim mendor që pason është zakonisht i lehtë dhe shpesh i zgjatur (si shqetësim, konflikt emocional, dhe frikë për ndodhira të kota), dhe nuk e justifikon përdorimin e kategorive në këtë kapitull.

Përf.:
faktorët psikologjike që prekin gjendjen fizike
faktorët psikologjike që prekin gjendjen fizike shembuj të përdorimit të kësaj kategorie janë:
  • astma F54 dhe J45.-
  • dermatiti F 54 dhe L23-l25
  • ulcera gastrike F54 dhe K25.-
  • sindroma e zorres së irritueshme F54 dhe K58.-
  • koliti ulçeroz F54 dhe K51.-
  • urtikaria F54 dhe L50.-
Coding-Hint
Përdorni kode shtesë, nëse dëshirohet, për të identifikuar çrregullimet fizike shoqëruese.
Përj.:
dhimbjen e kokës nga tensioni (G44.2)

F55 Abuzim me lëndë që nuk shkaktojnë vartësi

Definition

Mund të përfshihen një gamë e gjerë medikamentesh dhe mjekimesh popullore, por grupet me të rëndësishme janë: (a) barnat psikotrope që nuk shkaktojnë vartësi, si antidepresantët, (b) laksativët, dhe (c) analgjezikët që mund të blihen pa recetë, si aspirina dhe paracetamoli.

Përdorimi i vazhdueshëm i këtyre substancave shpesh përfshin kontakte të padëshiruara me staf mjekësor profesional ose mbështetës, dhe shpesh mund të shoqërohet me efekte fizike të dëmshme të substancës. Përpjekje për të ndaluar ose ndërprerë me forcë këto substanca, has në kundërshti; për laksativët dhe analgjezikët kjo mund të ndodhë edhe pas këshillimit ndaj (ose shfaqjes së) dëmtimit fizik, si humbja e funksionit renal ose çrregullime elektrolitesh. Megjithatë, është e qartë që edhe pse pacienti ka një motivim të fortë për të marrë substancën, simptomat e vartësisë ose abstinencës nuk zhvillohen si në rastin e substancave psikoaktive të specifikuara në F10-F19.

Përf.:
abuzimin me:
  • antacide
  • mjekime popullore ose me bazë bimore
  • steroide dhe hormone
  • vitamina
laksativët
Përj.:
abuzimin me substancat psikoaktive (F10-F19)

F59 Sindroma të paspecifikuar të sjelljes të shoqëruar me turbullime fiziologjike dhe faktorë fizikë

Përf.:
Disfunksionin fiziologjik psikogjenik NOS
to top of page