Klasifikimi Statistikor Ndërkombëtar i Sëmundjeve dhe Problemeve të Lidhura me Shëndetin Revizioni i 10-të (ICD-10) Version për 2016

Kapitulli X
Sëmundjet e sistemit respirator
(J00-J99)

J60 Pneumokonioza e minatorit të qymyrit

Përf.:
antrakosilikozën
antrakozën
mushkërinë e minatorit
Përj.:
me tuberkuloz në A15-A16 (J65)

J61 Pneumokonioza nga asbestoza dhe nga fibra të tjera minerale

Përf.:
asbestozën
Përj.:
me tuberkuloz në A15-A16 (J65)

J62 Pneumokonioza nga pluhuri i silicit

Përf.:
fibrozën silikotike të mushkërisë
Përj.:
pneumokoniozën me tuberkuloz në A15-A16 (J65)
J62.0 Pneumokonioza nga pluhuri i shkumësit
J62.8 Pneumokonioza nga pluhura të tjerë me silic
Përf.:
Silikozë NOS

J63 Pneumokonioza nga pluhur tjetër inorganik

Përj.:
me tuberkuloz në A15-A16 (J65)
J63.0 Aluminoza e pulmoneve
J63.1 Fibroza nga boksitet e pulmoneve
J63.2 Berilioza
J63.3 Fibroza nga grafiti
J63.4 Sideroza
J63.5 Stanoza
J63.8 Pneumokonioza nga pluhur tjetër i specifikuar inorganik

J64 Pneumokonioza e paspecifikuar

Përj.:
me tuberkuloz në A15-A16 (J65)

J65 Pneumokonioza e shoqëruar me tuberkuloz

Përf.:
çdo gjendje në J60-J64 me tuberkuloz, çdo lloj në A15-A16

J66 Sëmundje e rrugëve respiratore nga pluhur organik i specifikuar

Përj.:
bagasozën (J67.1)
mushkërinë e fermerit (J67.0)
pneumonitin hipersensitiv nga pluhuri organik (J67.-)
sindroma e disfunksionit reaktiv të rrugëve të frymëmarrjes (J68.3)
J66.0 Bisinoza
Përf.:
Sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes nga pluhuri i pambukut
J66.1 Sëmundja e veshjeve të linjta
J66.2 Kanabinoza
J66.8 Sëmundje të rrugëve respiratore nga pluhura të tjerë organike të specifikuar

J67 Pneumonia nga hipersensibiliteti i pluhurit organik

Përf.:
Alveolitin dhe pneumonitin alergjik nga inhalimi i pluhurit organik dhe pjesëzave fungale, aktinomicetike dhe të tjera
Përj.:
Pneumonitin alergjik nga inhalimi i kimikateve, gazeve, tymrave dhe avujve (J68.0)
J67.0 Mushkëria e bujkut
Përf.:
Mushkëria e korrësit
Mushkëria e mbledhësit të kashtës
Sëmundja e kashtës së mykur
J67.1 Bagasoza
Përf.:
Bagasoza:
  • sëmundja
  • pneumoniti
J67.2 Mushkëria e rritësit të zogjve
Përf.:
Sëmundja ose mushkëria e rritësit të papagajve të vegjël
Sëmundja ose mushkëria e rritësit të pëllumbave
J67.3 Suberoza
Përf.:
Sëmundja ose mushkëria e përdoruesit të tapave
Sëmundja ose mushkëria e punonjësit të tapave
J67.4 Mushkëria e prodhuesit të birrës
Përf.:
Alveolit nga Aspergillus clavatus
J67.5 Mushkëria e rritësit të kërpudhave
J67.6 Mushkëria e rrjepësit të lëkurës së panjës
Përf.:
Alveolit nga Cryptostroma corticale
Kriptostromoza
J67.7 Mushkëria e kondicionerit dhe lagështuesit
Përf.:
Alveoliti alergjik për shkak të fungeve, aktinomiceteve termofilike dhe organizmave të tjere që rriten në sistemet e ventilimi [ajrit të kondicionuar]
J67.8 Pneumonia nga hipersensibiliteti i pluhurave të tjerë organikë
Përf.:
Mushkëria e larësit të djathit
Mushkëria e punëtorit të kafes
Mushkëria e punëtorit të peshkut
Mushkëria Furrier
Sekujoza
J67.9 Pneumonia nga hipersensibiliteti i pluhurave të tjerë organikë, të paspecifikuar
Përf.:
Alveoliti alergjik (ekstrinsik) NOS
Pneumoniti hipersensitiv NOS

J68 Gjendje respiratore nga thithja e kimikateve, gazeve, tymrave dhe avujve

Coding-Hint
Përdorni kodet shtesë për shkaqet e jashtme (Kapitulli XX), nëse dëshirohet, për të identifikuar shkaqet.
J68.0 Bronkiti dhe pneumonia prej kimikateve, gazeve, tymrave dhe avujve
Përf.:
Bronkiti kimik (akut)
J68.1 Edema pulmonare akute prej kimikateve, gazeve, tymrave dhe avujve
Përf.:
Edema pulmonare kimike (akute)
J68.2 Inflamacioni i rrugëve të sipërme respiratore prej kimikateve, gazeve, tymrave dhe avujve të paklasifikuara tjetërkund
J68.3 Gjendje të tjera respiratore akute e subakute prej kimikateve, gazeve, tymrave dhe avujve
Përf.:
Sindroma e disfunksionit reaktiv të rrugëve të frymëmarrjes
J68.4 Gjendje respiratore kronike prej kimikateve, gazeve, tymrave dhe avujve
Përf.:
  • Emfizema (difuze)(kronike)
  • Bronkioliti oblirativ (kronik)
  • Fibroza pulmonare (kronike)
  • për shkak të inhalimit të kimikateve, (subakut),gazeve, tymrave dhe avujve
J68.8 Gjendje të tjera respiratore prej kimikateve, gazeve, tymrave dhe avujve
J68.9 Gjendje të paspecifikuara respiratore prej kimikateve, gazeve, tymrave dhe avujve

J69 Pneumonia nga materiale të ngurta dhe të lëngshme

Coding-Hint
Përdorni kodet shtesë për shkaqet e jashtme (Kapitulli XX), nëse dëshirohet, për të identifikuar shkaqet.
Përj.:
sindromën e aspirimit neonatal (P24.-)
J69.0 Pneumonia nga ushqimi dhe të vjellat
Përf.:
Pneumonia e aspirimit (nga):
  • NOS
  • ushqimi (i rigurgituar)
  • sekrecionet e stomakut
  • qumështi
  • të vjellat
Përj.:
sindromën Mendelson (J95.4)
J69.1 Pneumonia nga vajrat dhe esencat
Përf.:
Pneumonia lipide
J69.8 Pneumonia nga materiale të tjera të ngurta dhe të lëngshme
Përf.:
Pneumonia nga aspirimi i gjakut

J70 Gjendje respiratore nga shkaktarë të tjerë të jashtëm

Coding-Hint
Përdorni kodet shtesë për shkaqet e jashtme (Kapitulli XX), nëse dëshirohet, për të identifikuar shkaqet.
J70.0 Manifestime akute pulmonare nga rrezatimi
Përf.:
Pneumonia nga rrezatimi
J70.1 Manifestime kronike dhe të tjera pulmonare nga rrezatimi
Përf.:
Fibrozë e mushkërisë pas rrezatimit
J70.2 Çrregullime akute pulmonare intersticiale nga barnat
J70.3 Çrregullime kronike pulmonare intersticiale nga barnat
J70.4 Çrregullime pulmonare intersticiale nga barnat, të paspecifikuara
J70.8 Gjendje respiratore nga shkaktarë të tjerë të specifikuar të jashtëm
J70.9 Gjendje respiratore nga shkaktarë të jashtëm të paspecifikuar
to top of page