Klasifikimi Statistikor Ndërkombëtar i Sëmundjeve dhe Problemeve të Lidhura me Shëndetin Revizioni i 10-të (ICD-10) Version për 2016

Kapitulli XIII
Sëmundjet e sistemit muskuloskeletik dhe Indit lidhor
(M00-M99)

Osteopatitë e tjera
(M86-M90)

Përj.:
osteopatitë pasprocedurale (M96.-)

M86 Osteomieliti

Coding-Hint
Përdor kod shtesë (B95-B98), nëse dëshiron, për identifikimin e agjentit infektiv
Përj.:
osteomielitin (e):
M86.0 Osteomieliti akut hematogjen
M86.1 Osteomieliti tjetër akut
M86.2 Osteomieliti subakut
M86.3 Osteomieliti kronik multifokal
M86.4 Osteomieliti kronik me sinuse drenuese
M86.5 Osteomieliti tjetër kronik hematogjen
M86.6 Osteomieliti tjetër kronik
M86.8 Osteomieliti tjetër
Përf.:
Absesi Brodie
M86.9 Osteomielit, i paspecifikuar
Përf.:
Infeksion i kockave NOS
Periostiti pa venie në dukje të osteomielitit

M87 Osteonekroza

Përf.:
nekrozën jovaskulare të kockës
Përj.:
osteokondropatitë (M91-M93)
osteonekrozën e nofullës (nga barnat) (nga rrezatimi) (K10.2)
M87.0 Nekroza aseptike idiopatike e kockës
M87.1 Osteonekroza nga barnat
Coding-Hint
Përdor kod shtesë për shkaqe të jashtme (Kapitulli XX), nëse dëshiron, për identifikimin e barit.
M87.2 Osteonekroza nga trauma e mëparshme
M87.3 Osteonekroza tjetër sekondare
M87.8 Osteonekrozë tjetër
M87.9 Osteonekrozë, e paspecifikuar

M88 Sëmundja Paget e kockës [osteiti deformans]

M88.0 Sëmundja Paget e kafkës
M88.8 Sëmundja Paget e kockave të tjera
M88.9 Sëmundja Paget e kockës, e paspecifikuar

M89 Çrregullime të tjera të kockës

M89.0 Algoneurodistrofia
Përf.:
Sindroma shpatull-dorë
Atrofia e Sudeck
Distrofia e refleksit simpatik
M89.1 Arresti epifizal
M89.2 Çrregullime të tjera të kockës në rritje dhe zhvillim
M89.3 Hipertrofia e kockës
M89.4 Osteoartropatia tjetër hipertrofike e kockës
Përf.:
Sëmundja e Marie-Bamberger
Pakidermoperiostoza
M89.5 Osteoliza
M89.6 Osteopatia pas poliomielitit
Coding-Hint
Përdor kod shtesë , nëse dëshiron, për identifikimin e poliomielitit të mëparshëm. (B91) , if desired, to identify previous poliomyelitis.
Përj.:
sindromën postpolio (G14)
M89.8 Çrregullime të tjera të specifikuara të kockës
Përf.:
Hiperostoza kortikale infantile
Osifikimi subperiostal post-traumatik
M89.9 Çrregullim i kockës, i paspecifikuar

M90* Osteopatitë në sëmundje të klasifikuara tjetërkund

M90.0* Tuberkulozi i kockës (A18.0†)
Përj.:
tuberkulozin e shtyllës kurrizore (M49.0*)
M90.1* Periostiti në sëmundje të tjera infektive, të klasifikuara tjetërkund
Përf.:
Periostiti sifilitik dytësor (A51.4†)
M90.2* Osteopatia në sëmundje të tjera infektive, të klasifikuara tjetërkund
Përf.:
Osteomieliti nga:
Osteopatia ose osteokondropatia sifilitike (A50.5†, A52.7†)
M90.3* Osteonekroza në sëmundjen e zhytësve (T70.3†)
M90.4* Osteonekroza në hemoglobinopati (D50-D64†)
M90.5* Osteonekroza në sëmundje të tjera të klasifikuara tjetërkund
M90.6* Osteiti deformans në neoplazi (C00-D48†)
Përf.:
Osteiti deformans në neoplazinë malinje të kockës (C40-C41†)
M90.7* Frakturat e kockave në neoplazi (C00-D48†)
Përj.:
kolapsin e vertebrës në sëmundjet neoplazike (M49.5*)
M90.8* Osteopatia në sëmundje të tjera të klasifikuara tjetërkund
Përf.:
Osteopatia në osteodistrofinë renale (N25.0†)
to top of page