Klasifikimi Statistikor Ndërkombëtar i Sëmundjeve dhe Problemeve të Lidhura me Shëndetin Revizioni i 10-të (ICD-10) Version për 2016

Kapitulli XV
Shtatzënia, lindja dhe periudha e paslindjes
(O00-O99)

Çrregullime të tjera amëtare të lidhura kryesisht me barrën
(O20-O29)

Shënim:

Kategoritë O24.dhe O25 përfshijnë 'Gjendjet e listuara' edhe nëse ndodhin gjatë lindjes së fëmijës ose lehonisë.

Përj.:
amëtar:
  • kujdesin që lidhet me fetusin dhe kavitetin amniotik dhe probleme të mundshme të lindjes (O30-O48)
  • sëmundjet që klasifikohen diku tjetër por që e komplikojnë shtatzëninë, dhimbjet e lindjes, lindjen dhe lehoninë (O98-O99)

O20 Hemorragjia në barrën e hershme

Përj.:
shtatzëninë me përfundim abortin (O00-O08)
O20.0 Aborti i kërcënuar
Përf.:
Hemorragji e specifikuar si e shkaktuar nga aborti kërcënues (riskant)
O20.8 Hemorragji të tjera në barrën e hershme
O20.9 Hemorragjia në barrën e hershme, e paspecifikuar

O21 Të vjella të theksuara në barrë

O21.0 Hiperemezë e lehtë e barrës
Përf.:
Hyperemesis gravidarum, e lehtë ose e paspecifikuar, që fillon para javës 22 të barrës
O21.1 Hiperemeza e barrës me turbullime metabolike
Përf.:
Hyperemesis gravidarum që fillon para javës 22 të barrës, me çrregullime metabolike si:
  • humbje të karbohidrateve
  • dehidrim
  • prishje të balances elektrolitike
O21.2 Të vjellat e vona të barrës
Përf.:
Të vjella eksesive që fillojnë pas plotësimit të 22 javëve të barrës
O21.8 Të vjella të tjera të barrës
Përf.:
Të vjella të shkaktuara nga sëmundje të klasifikuara dikund tjetër, që komplikojnë shtatzëninë
Coding-Hint
Përdor kod shtesë, nëse dëshiron, për identifikimin e shkakut.
O21.9 Të vjella të barrës, të paspecifikuara

O22 Komplikacione venoze në barrë

Përj.:
embolinë pulmonare obstetrikale (O88.-)
gjendjet e listuara si komplikacion i:
  • abortit ose barrës molare ose ektopike (O00-O07, O08.7)
  • lindjes së fëmijës dhe lehonisë (O87.-)
O22.0 Venat varikoze të anësive të poshtëme, në barrë
Përf.:
Vena varikoze NOS në shtatzëni
O22.1 Varikozat gjenitale në barrë
Përf.:
  • Perineale
  • Vaginale
  • Vulvare
  • variçe në shtatzëni
O22.2 Tromboflebiti superficial në barrë
Përf.:
Tromboflebit i këmbëve në shtatzëni
O22.3 Tromboflebiti i thellë në barrë
Përf.:
Trombozë e thellë e venave, para lindjes
O22.4 Hemorroidet në barrë
O22.5 Tromboza venoze cerebrale në barrë
Përf.:
Trombozë e sinusit cerebrovenoz në shtatzëni
O22.8 Komplikacione venoze të tjera në barrë
O22.9 Komplikacione venoze në barrë, të paspecifikuara
Përf.:
I barrës:
  • flebiti NOS
  • flebopatia NOS
  • tromboza NOS

O23 Infeksione të traktit uro-gjenital në barrë

Përj.:
infeksionet gonokoksike (O98.2)
infeksionet me mënyrë transmetimi kryesisht seksuale NOS (O98.3)
sifilisin (O98.1)
tuberkulozin e sistemit gjenitourinar (O98.0)
sëmundjet veneriane NOS (O98.3)
O23.0 Infeksione të veshkave në barrë
O23.1 Infeksione të vezikës urinare në barrë
O23.2 Infeksione të uretrës në barrë
O23.3 Infeksione të pjesëve të tjera të traktit urinar në barrë
O23.4 Infeksione të paspecifikuara të traktit uro-gjenital në barrë
O23.5 Infeksione të traktit gjenital në barrë
O23.9 Infeksione të tjera të traktit uro-gjenital në barrë, të paspecifikuara
Përf.:
Infeksionet e traktit uro-gjenital në shtatzëni NOS

O24 Diabeti melitus në barrë

Përf.:
në lindje dhe lehoni
O24.0 Diabeti melitus pre-ekzistues insulino-vartës
O24.1 Diabeti melitus pre-ekzistues jo-insulinovartës
O24.2 Diabeti melitus pre-ekzistues i lidhur me nutricionin
O24.3 Diabeti melitus pre-ekzistues i paspecifikuar
O24.4 Diabeti melitus i shfaqur në barrë
Përf.:
Diabeti melitus i barrës NOS
O24.9 Diabeti melitus në barrë, i paspecifikuar

O25 Kequshqyerja në barrë

Përf.:
kequshqyerjen në lindje dhe lehoni

O26 Kujdesi amëtar për gjendje të tjera që shfaqen kryesisht gjatë barrës

O26.0 Peshë e shtuar e marrë në barrë
Përj.:
edemen gestacionale (O12.0, O12.2)
O26.1 Peshë e ulur e marrë në barrë
O26.2 Kujdesi i barrës në rastin e një abortuese habituale
Përj.:
abortuesen habituale:
  • me aktualisht duke abortuar (O03-O06)
  • aktualisht jo shtatzënë (N96)
O26.3 Kontraceptiv intrauterin i ngelur në barrë
O26.4 Herpesi gjestacional
O26.5 Sindromi hipotensiv maternal
Përf.:
Sindroma e shtypjes autokavale
O26.6 Çrregullimet e mëlçisë në barrë, lindje e paslindje
Përj.:
sindromën hepatorenale pas dhimbjeve të lindjes dhe lindjes (O90.4)
O26.7 Subluksacioni i simfizës pubike në barrë, lindje e paslindje
Përj.:
ndarjen traumatike të simfizës (pubisit) gjatë lindjes së fëmijës (O71.6)
O26.8 Gjendje të tjera specifike të lidhura me lindjen
Përf.:
  • Lodhje dhe këputje
  • Neuriti periferik
  • Sëmundje renale
  • që lidhet me shtatzëninë
O26.9 Gjendje të tjera jospecifike të lidhura me lindjen

O28 Të dhëna jonormale në ekzaminimin para lindjes së nënës

Përj.:
gjetjet diagnostike të klasifikuara diku tjetër shih Indeksin Alfabetik
kujdesin ndaj nënës që lidhet me fetusin dhe kavitetin amniotik dhe probleme të mundshme të lindjes (O30-O48)
O28.0 Të dhëna jonormale hematologjike në ekzaminimin para lindjes të nënës
O28.1 Të dhëna jonormale biokimike në ekzaminimin para lindjes të nënës
O28.2 Të dhëna jonormale citologjike në ekzaminimin para lindjes të nënës
O28.3 Të dhëna jonormale ekografike në ekzaminimin para lindjes të nënës
O28.4 Të dhëna jonormale radiologjike në ekzaminimin para lindjes të nënës
O28.5 Të dhëna jonormale kromozomale e gjenetike në ekzaminimin para lindjes të nënës
O28.8 Të dhëna jonormale të tjera në ekzaminimin para lindjes të nënës
O28.9 Të dhëna jonormale në ekzaminimin para lindjes të nënës, të paspecifikuara

O29 Komplikacionet e anestezisë gjatë barrës

Përf.:
komplikacione të nënës me fillesë nga administrimi i një anestetiku lokal apo të përgjithshëm, analgjeziku ose sedativi gjatë shtatzënisë
Përj.:
komplikacione të anestezisë gjatë:
  • abortit ose barrës ektopike ose molare (O00-O08)
  • dhimbjeve të lindjes dhe lindjes (O74.-)
  • lehonisë (O89.-)
O29.0 Komplikacionet pulmonare të anestezisë gjatë barrës
Përf.:
  • Pneumoni nga aspiracioni
  • Pneumoniti kimik nga aspirimi
  • Inhalim i përmbajtjes ose sekrecioneve të stomakut NOS
  • Sindroma e Mendelson
  • Kolapsi i mushkërisë nga presioni
  • nga anestezia gjatë shtatzënisë
O29.1 Komplikacionet kardiake të anestezisë gjatë barrës
Përf.:
  • Kardiake:
    • arrest
    • insufiçiencë
  • nga anestezia gjatë shtatzënisë
O29.2 Komplikacionet e anestezisë gjatë barrës të sistemit nervor
Përf.:
Anoksi cerebrale të shkaktuar nga anestezia gjatë shtatzënisë
O29.3 Reaksionet toksike të anestezisë lokale gjatë barrës
O29.4 Cefaleja nga anestezia spinale dhe epidurale gjatë barrës
O29.5 Komplikacione të tjera nga anestezia spinale dhe epidurale gjatë barrës
O29.6 Intubimi i vështirë ose i pamundur gjatë barrës
O29.8 Komplikacione të tjera të anestezisë gjatë barrës
O29.9 Komplikacione të anestezisë gjatë barrës, të paspecifikuara
to top of page