Klasifikimi Statistikor Ndërkombëtar i Sëmundjeve dhe Problemeve të Lidhura me Shëndetin Revizioni i 10-të (ICD-10) Version për 2016

Kapitulli XV
Shtatzënia, lindja dhe periudha e paslindjes
(O00-O99)

Gjendje të tjera obstetrikale të paklasifikuara tjetërkund
(O94-O99)

Shënim:

Për përdorimin e kategorive O95-O97 iu duhet referuar rregullave dhe udhëzimeve për kodifikimin e vdekshmërisë në Vëllimin 2.

O94 Sekela të komplikacioneve të shtatzënisë, lindjes së fëmijës dhe lehonisë

Shënim:

Kjo kategori duhet përdorur për kodifikim të sëmundshmërisë vetëm për të treguar gjendje në kategoritë O00-O75 dhe O85-O92 si shkak të sekelave, të cilat në vetvete janë klasifikuar diku tjetër. 'Sekelat' përfshijnë gjendje të specifikuara si pasoja apo efekte të vonëshme, ose ato që shfaqen një vit ose më tepër pas konditës shkaktare.

Të mos përdoren për komplikacionet kronike të shtatzënisë, lindjes apo pas lindjes. Kodoni këto në O00-O75 dhe O85-O92.

Përj.:
atë që përfundon me vdekje (O96.-, O97.-)

O95 Vdekja obstetrikale me shkak të paspecifikuar

Përf.:
vdekjen e nënës nga shkak i paspecifikuar, që ndodh gjatë barrës, paralindjes, lindjes dhe periudhës puerperale.

O96 Vdekja nga çdo shkak obstetrikal pas 42 ditëve por më pak se një vit pas lindjes

Shënim:
Kjo kategori duhet përdorur për të treguar vdekjet nga çdo shkak obstetrikal gjendjet në kategoritë O00-O75, O85-O92 , dhe O98-O99 që ndodhin më shumë se 42 ditë por më pak se një vit pas lindjes
Coding-Hint
Përdor kod shtesë, nëse dëshiron, për identifikimin e shkakut (direkt ose indirekt) obstetrikal të vdekjes.
Përj.:
vdekjen nga gjendje të specifikuara si pasoja ose efekte të vona me shkak obstetrik (O97.-)
gjendje të specifikuara si pasoja ose efekte të vona nga shkaqe obstetrike që nuk rezultojnë në vdekje. (O94)
O96.0 Vdekje nga shkaqe direkt obstetrikale që ndodhin më shumë se 42 ditë por më pak se një vit pas lindjes
O96.1 Vdekje nga shkaqe indirekt obstetrikale që ndodhin më shumë se 42 ditë por më pak se një vit pas lindjes
O96.9 Vdekje nga shkaqe të papërcaktuara obstetrikale që ndodhin më shumë se 42 ditë por më pak se një vit pas lindjes

O97 Vdekja nga pasojat (sekelat) e shkaqeve obstetrikale

Shënim:
Kjo kategori duhet përdorur për të treguar vdekjet nga pasojat e shkakut obstetrikal (gjendjet në kategoritë , O00-O75, O85-O92 , dhe O98-O99 që ndodhin më shumë se një vit pas lindjes).
Coding-Hint
Përdor kod shtesë, nëse dëshiron, për identifikimin e shkakut (direkt ose indirekt) obstetrikal.
Përj.:
gjendje të specifikuara si pasoja ose efekte të vona nga shkaqe obstetrike që nuk rezultojnë në vdekje. (O94)
O97.0 Vdekja nga pasojat direkte të shkaqeve obstetrikale
O97.1 Vdekja nga pasojat indirekte të shkaqeve obstetrikale
O97.9 Vdekja nga pasojat e shkaqeve obstetrikale, të papërcaktuara

O98 Infeksione amëtare dhe sëmundje parazitare të klasifikuara tjetërkund, që komplikojnë barrën, lindjen dhe paslindjen

Përf.:
gjendjet e listuara, kur janë komplikacion i shtatzënisë, kur rëndohen nga shtatzënia, ose si arsye për kujdes obstetrikal
Coding-Hint
Përdor kod shtesë (Kapitulli I), nëse dëshiron, për identifikimin e konditës specifike.
Përj.:
gjendjet nga infeksion asimptomatik nga virusi i imunodefiçiencës humane [HIV] (Z21)
evidencën laboratorike të virusit të imunodefiçiencës humane [HIV] (R75)
tetanozin obstetrikal (A34)
të lehonisë:
kur arsyeja e kujdesit ndaj nënës është që sëmundja dihet ose dyshohet të ketë prekur fetusin (O35-O36)
O98.0 Tuberkulozi që komplikon barrën, lindjen e paslindjen
Përf.:
Gjendje në A15-A19
O98.1 Sifilisi që komplikon barrën, lindjen e paslindjen
Përf.:
Gjendje në A50-A53
O98.2 Gonorrea që komplikon barrën, lindjen e paslindjen
Përf.:
Gjendje në A54.-
O98.3 Infeksionet e tjera me transmetim kryesisht seksual që komplikojnë barrën, lindjen e paslindjen
Përf.:
Gjendje në A55-A64
O98.4 Hepatiti viral që komplikon barrën, lindjen e paslindjen
Përf.:
Gjendje në B15-B19
O98.5 Sëmundje të tjera virale që komplikojnë barrën, lindjen e paslindjen
Përf.:
Gjendje në A80-B09, B25-B34
O98.6 Sëmundje protozoare që komplikojnë barrën, lindjen e paslindjen
Përf.:
Gjendje në B50-B64
O98.7 Sëmundje e virusit të imunodefiçiencës humane [HIV] që komplikon barrën, lindjen e paslindjen
Coding-Hint
Gjendje në (B20-B24)
O98.8 Infeksion maternal dhe sëmundje parazitare që komplikojne barrën, lindjen e paslindjen
O98.9 Infeksion maternal dhe sëmundje parazitare që komplikojnë barrën, lindjen e paslindjen, të paspecifikuara

O99 Sëmundje të tjera amëtare të klasifikuara tjetërkund, që komplikojnë barrën, lindjen dhe paslindjen

Shënim:

Kjo kategori përfshin gjendje që komplikojnë shtatzëninë, rëndohen nga shtatzënia ose janë arsye kryesore për kujdes obstetrikal, dhe, për të cilat, Indeksi Alfabetik nuk tregon ndonjë rubrikë specifike në Kapitulllin XV.

Coding-Hint
Përdor kod shtesë, nëse dëshiron, për identifikimin e konditës specifike.
Përj.:
sëmundjet infektive dhe parazitare (O98.-)
plagët, helmimet dhe konsekuencat e tjera të shkaqeve të jashtme (S00-T98)
kur arsyeja e kujdesit ndaj nënës është që sëmundja dihet ose dyshohet të ketë prekur fetusin (O35-O36)
O99.0 Anemia që komplikon barrën, lindjen e paslindjen
Përf.:
Gjendje në D50-D64
O99.1 Sëmundje të tjera të gjakut dhe organeve hematopojetike, dhe çrregullime të tjera që prekin sistemin imun, që komplikojnë barrën, lindjen e paslindjen
Përf.:
Gjendje në D65-D89
Përj.:
hemorragjitë me defiçite të koagulimit (O46.0, O67.0, O72.3)
O99.2 Sëmundje endokrine, nutricionale dhe metabolike, që komplikojnë barrën, lindjen e paslindjen
Përf.:
Gjendje në E00-E90
Përj.:
diabetes mellitus (O24.-)
kequshqyerjen (O25)
tiroiditin e paslindjes (O90.5)
O99.3 Çrregullime mendore dhe sëmundje të sistemit nervor, që komplikojnë barrën, lindjen e paslindjen
Përf.:
Gjendje në F00-F99 dhe G00-G99
Përj.:
depresionin pas lindjes (F53.0)
neuritin periferik të lidhur me shtatzëninë (O26.8)
psikozën pas lindjes (F53.1)
O99.4 Sëmundje të sistemit cirkulator, që komplikojnë barrën, lindjen e paslindjen
Përf.:
Gjendje në I00-I99
Përj.:
kardiomiopatinë në lehoni (O90.3)
çrregullimet hipertensive (O10-O16)
embolizmin obstetrikal (O88.-)
komplikacionet venoze dhe trombozën e sinusit cerebrovenoz në:
  • dhimbjet e lindjes, lindjen e fëmijës dhe lehoni (O87.-)
  • shtatzëni (O22.-)
O99.5 Sëmundje të sistemit respirator, që komplikojnë barrën, lindjen e paslindjen
Përf.:
Gjendje në J00-J99
O99.6 Sëmundje të sistemit digjestiv, që komplikojnë barrën, lindjen e paslindjen
Përf.:
Gjendje në K00-K93
Përj.:
hemorroidet në shtatzëni (O22.4)
çrregullimet e mëlçisë në shtatzëni, lindjen e fëmijës dhe lehoni (O26.6)
O99.7 Sëmundje të lëkurës dhe indit subkutan, që komplikojnë barrën, lindjen e paslindjen
Përf.:
Gjendje në L00-L99
Përj.:
herpesin e shtatzënisë (O26.4)
pruritin në shtatzëni (O26.8)
O99.8 Sëmundje të tjera të specifikuara që komplikojnë barrën, lindjen e paslindjen
Përf.:
Kombinim i gjendjeve të klasifikuara në O99.0-O99.7
Gjendje në C00-D48, H00-H95, M00-M99, N00-N99, dhe Q00-Q99
Përj.:
infeksionin e traktit gjenitourinar në shtatzëni (O23.-)
infeksionin e traktit gjenitourinar pas lindjes (O86.0-O86.3)
kujdesin ndaj nënës, anomali të njohur ose të dyshuar të organeve pelvike të nënës (O34.-)
insufiçiencën renale akute të paslindjes (O90.4)
nefritin pas lindjes (O90.8)
to top of page