Klasifikimi Statistikor Ndërkombëtar i Sëmundjeve dhe Problemeve të Lidhura me Shëndetin Revizioni i 10-të (ICD-10) Version për 2016

Kapitulli XVI
Gjendje të caktuara me origjinë nga nperiudha perinatale
(P00-P96)

Fetus dhe i posalindur i prekur nga faktorë amëtarë dhe komplikacione të barrës, lindjes dhe lirimit
(P00-P04)

Përf.:
gjendjet e listuara të nënës vetëm kur specifikohen si shkak i vdekshmërisë ose sëmundshmërisë tek fetusi ose i porsalinduri

P00 Fetus dhe neonat i prekur nga gjendje amëtare që mund të lidhen me barrën aktuale

Përj.:
fetusin dhe të porsalindurin e prekur nga:
  • komplikacionet e nënës në shtatzëni (P01.-)
  • çrregullimet metabolike dhe endokrine të nënës (P70-P74)
  • influencat e dëmshme të transmetuara nëpërmjet placentës ose qumështit të gjirit (P04.-)
P00.0 Fetus dhe neonat i prekur nga çrregullime hipertensive maternale
Përf.:
Fetusi dhe i porsalinduri i prekur nga gjendjet e nënës të klasifikuara në O10-O11, O13-O16
P00.1 Fetus dhe neonat i prekur nga sëmundje të traktit renal dhe urinar
Përf.:
Fetusi dhe i porsalinduri i prekur nga gjendjet e nënës të klasifikuara në N00-N39
P00.2 Fetus dhe neonat i prekur nga sëmundje infektive dhe parazitare të nënës
Përf.:
Fetusi dhe i porsalinduri i prekur nga sëmundjet infektive të nënës të klasifikuara në A00-B99 dhe J10-J11, por që ata vetë nuk janë duke manifestuar sëmundjen.
Përj.:
infeksionet specifike të periudhës perinatale (P35-P39)
infeksionet e lokalizuara në traktin gjenital dhe të tjera të nënës (P00.8)
P00.3 Fetus dhe neonat i prekur nga sëmundje cirkulatore dhe respiratore
Përf.:
Fetusi dhe i porsalinduri i prekur nga gjendjet e nënës të klasifikuara në I00-I99, J00-J99, Q20-Q34, dhe jo të përfshira në P00.0, P00.2
P00.4 Fetus dhe neonat i prekur nga çrregullime nutricionale të nënës
Përf.:
Fetusi dhe i porsalinduri i prekur nga çrregullimet e nënës të klasifikuara në E40-E64
Kequshqyerja e nënës NOS
P00.5 Fetus dhe neonat i prekur nga dëmtime të nënës
Përf.:
Fetusi dhe i porsalinduri i prekur nga gjendjet e nënës të klasifikuara në S00-T79
P00.6 Fetus dhe neonat i prekur nga proçedurat kirurgjikale të nënës
Përj.:
seksio caesarea për lindje të tanishme (P03.4)
dëmtimin e placentës nga amniocenteza, seksio caesarea ose induktimin kirurgjikal (P02.1)
kirurgjinë e mëparëshme të uterusit ose të organeve pelvike (P03.8)
përfundimin e shtatzënisë, fetus (P96.4)
P00.7 Fetus dhe neonat i prekur nga proçedura mjekësore të nënës të paklasifikuara tjetërkund
Përf.:
Fetusi dhe i porsalinduri i prekur nga radiologjia tek nëna
Përj.:
dëmtimin e placentës nga amniocenteza, seksio caesarea ose induktimi kirurgjikal (P02.1)
fetusin dhe të porsalindurin e prekur nga komplikacion të tjera të dhimbjeve të lindjes dhe lindjen (P03.-)
P00.8 Fetus dhe neonat i prekur nga gjendje të tjera të nënës
Përf.:
Fetusi dhe i porsalinduri i prekur nga:
  • gjendje të klasifikuara në T80-T88
  • infeksione të lokalizuara në traktin gjenital dhe të tjera të nënës
  • lupus eritematoz sistemik i nënës
Përj.:
çrregullimet kalimtare endokrine dhe metabolike të porsalindurit (P70-P74)
P00.9 Fetus dhe neonat i prekur nga gjendje të paspecifikuara të nënës

P01 Fetus dhe neonat i prekur nga komplikacionet amëtare të barrës

P01.0 Fetus dhe neonat i prekur nga inkompetenca e cerviksit
P01.1 Fetus dhe neonat i prekur nga rupturat premature të membranës
P01.2 Fetus dhe neonat i prekur nga oligohidramnioni
Përj.:
kur shkaktohet nga çarja e parakohshme e membranave (P01.1)
P01.3 Fetus dhe neonat i prekur nga polihidramnioni
Përf.:
Hidramnion
P01.4 Fetus dhe neonat i prekur nga barra ektopike
Përf.:
Shtatzëni abdominal
P01.5 Fetus dhe neonat i prekur nga barra multiple
Përf.:
Trinjakë (shtatzëni)
Binjakë (shtatzëni)
P01.6 Fetus dhe neonat i prekur nga vdekja e nënës
P01.7 Fetus dhe neonat i prekur nga keqprezantimi para lindjes
Përf.:
  • Prezantim podalik
  • Varianti eksternal
  • Prezantim me fytyrë
  • Prezantim transversal
  • Vendosje e pastabilizuar
  • para dhimbjeve të lindjes
P01.8 Fetus dhe neonat i prekur nga komplikacine të tjera të barrës
Përf.:
Abort spontan, fetus
P01.9 Fetus dhe neonat i prekur nga komplikacione të tjera të barrës, të paspecifikuara

P02 Fetus dhe neonat i prekur nga komplikacione të placentës, kordonit dhe membranave

P02.0 Fetus dhe neonat i prekur nga placenta praevia
P02.1 Fetus dhe neonat i prekur nga forma të tjera të ndarjes së placentës dhe hemorragjia
Përf.:
Çkolitje e parakohshme e placentës
Hemorragji aksidentale
Hemorragji para lindjes
Dëmtim i placentës nga amniocenteza, seksio cesarea ose induktimi kirurgjikal
Humbje e gjakut të nënës
P02.2 Fetus dhe neonat i prekur nga anomali të tjera të paspecifikuara funksionale dhe morfologjike të placentës
Përf.:
Placentare:
  • disfunksion
  • infarkt
  • insufiçiencë
P02.3 Fetus dhe neonat i prekur nga sindromi i transfuzionit placentar
Përf.:
Anomali të kordonit dhe të placentës të shkaktuar nga transfuzioni nga binjaku tek binjaku ose transfuzione të tjera transplacentare
Coding-Hint
Përdor kod shtesë, nëse dëshiron, për të treguar gjendjet shtesë tek fetusi ose i porsalinduri.
P02.4 Fetus dhe neonat i prekur nga kordoni i prolabuar
P02.5 Fetus dhe neonat i prekur nga kompresion tjetër i kordonit umbilikal
Përf.:
Kordon (i shtrënguar) rreth qafës
Zmadhim i kordonit
Nyjë e kordonit
P02.6 Fetus dhe neonat i prekur nga gjendje të tjera e të paspecifikuara të kordonit umbilikal
Përf.:
Kordon i shkurtër
Vasa praevia
Përj.:
arterien umbilikale të vetme (Q27.0)
P02.7 Fetus dhe neonat i prekur nga korioamnioniti
Përf.:
Amnioniti
Membraniti
Placentiti
P02.8 Fetus dhe neonat i prekur nga anomali të tjera të membranës
P02.9 Fetus dhe neonat i prekur nga anomali të paspecifikuara të membranës

P03 Fetus dhe neonat i prekur nga komplikacione të tjera të aktivitetit të lindjes dhe lirimit

P03.0 Fetus dhe neonat i prekur nga lindja podalike dhe ekspulsioni
P03.1 Fetus dhe neonat i prekur nga keqprezantimi, keqpozicionimi, disproporcioni gjatë lindjes dhe lirimit
Përf.:
Pelvis i kontraktuar
Fetusi dhe i porsalinduri i prekur nga gjendje të klasifikuara në O64-O66
Oksipitoposterior i vazhdueshëm
Prezantim transversal
P03.2 Fetus dhe neonat i prekur nga lindja me forceps
P03.3 Fetus dhe neonat i prekur nga lindja me ekstraktor me vakuum [ventuzë]
P03.4 Fetus dhe neonat i prekur nga lindja ceseariane
P03.5 Fetus dhe neonat i prekur nga lindja me precipitim
Përf.:
Fazë e dytë e shpejtuar
P03.6 Fetus dhe neonat i prekur nga kontraksione anormale uterine
Përf.:
Fetusi dhe i porsalinduri i prekur nga gjendje të klasifikuara në O62.-, përveç O62.3
Dhimbje lindje hipertonike
Inerci uterine
P03.8 Fetus dhe neonat i prekur nga komplikacione të tjera të specifikuara të lindjes dhe lirimit
Përf.:
Anomali të indit të butë të nënës
Veprime dëmtuese në aktivitet për të lehtësuar lindjen
Fetusi dhe i porsalinduri i prekur nga gjendje të klasifikuara në O60-O75 dhe nga procedurat e përdorura gjatë lindjes që nuk përfshihen në P02.dhe P03.0-P03.6
Induktim i dhimbjeve të lindjes
P03.9 Fetus dhe neonat i prekur nga komplikacione të tjera të paspecifikuara të lindjes dhe lirimit

P04 Fetus dhe neonat i prekur nga influenca dëmprurëse të transmetuara nëpërmjet placentës ose qumështit të gjirit

Përf.:
efektet joteratogjenike të substancave të transmetuara nëpërmjet placentës
Përj.:
keqformimet e lindura (Q00-Q99)
verdhëzën e të porsalindurit nga hemoliza ekscesive e shkaktuar nga barnat ose toksinat e transmetuara nga nëna (P58.4)
P04.0 Fetus dhe neonat i prekur nga anestezia e analgjezia e nënës në barrë, lindje e lirim
Përf.:
Reaksione dhe intoksikime nga opiatet dhe qetësuesit, të administruara nënës gjatë dhimbjeve të lindjes dhe lindjes
P04.1 Fetus dhe neonat i prekur nga mjekimi i nënës
Përf.:
Kimioterapi në tumore
Barna citotoksike
Përj.:
dismorfizmin e shkaktuar nga varfarina (Q86.2)
sindromën fetale të hidantoinës (Q86.1)
përdorimin nga nëna të barnave dhe varësitë (P04.4)
P04.2 Fetus dhe neonat i prekur nga duhanpirja e nënës
P04.3 Fetus dhe neonat i prekur nga alkoolpirja e nënës
Përj.:
sindromën fetale alkoolike (Q86.0)
P04.4 Fetus dhe neonat i prekur nga abuzimet me barna të nënës
Përj.:
analgjezinë dhe anestezinë e nënës (P04.0)
simptomat e zvjerdhjes nga përdorimi i barnave dhe varësitë tek nëna (P96.1)
P04.5 Fetus dhe neonat i prekur nga substancat kimike nutricionale të nënës
P04.6 Fetus dhe neonat i prekur nga ekspozimi kimik ambiental i nënës
P04.8 Fetus dhe neonat i prekur nga agjentë të tjerë dëmtues të nënës
P04.9 Fetus dhe neonat i prekur nga agjentë të tjerë dëmtues të nënës, të paspecifikuar
to top of page