Klasifikimi Statistikor Ndërkombëtar i Sëmundjeve dhe Problemeve të Lidhura me Shëndetin Revizioni i 10-të (ICD-10) Version për 2016

Kapitulli XVI
Gjendje të caktuara me origjinë nga nperiudha perinatale
(P00-P96)

Infeksione specifike të periudhës perinatale
(P35-P39)

Përf.:
infeksionet e fituara in utero ose gjatë lindjes
Përj.:
gjendjen e infeksionit asimptomatik nga virusi i imunodefiçiencës humane [HIV] (Z21)
kongjenital/e:
sëmundjen nga virusi i imunodefiçiencës humane [HIV] (B20-B24)
sëmundjet infektive të fituara pas lindjes (A00-B99, J09-J11)
sëmundjet infektive intestinale (A00-A09)
evidentimin laboratorik të virusit të imunodefiçiencës humane [HIV] (R75)
sëmundjet infektive të nënës si shkak i vdekshmërisë ose sëmundshmërisë tek fetusi ose i porsalinduri që nuk manifestojnë sëmundjen në vetvete (P00.2)
tetanozin e të porsalindurit (A33)

P35 Sëmundjet kongjenitale virale

P35.0 Sindromi i rubeolës kongjenitale
Përf.:
Pneumonia kongjenitale nga rubeola
P35.1 Infeksioni citomegaloviral kongjenital
P35.2 Infeksioni herpesviral kongjenital
P35.3 Hepatiti viral kongjenital
P35.8 Sëmundjet të tjera kongjenitale virale
Përf.:
Variçela [lija e dhenve] kongjenitale
P35.9 Sëmundje kongjenitale virale, e paspecifikuar

P36 Sepsisi bakterial i neonatit

Përf.:
septiceminë kongjenitale
P36.0 Sepsisi bakterial i neonatit nga streptokoku B
P36.1 Sepsisi bakterial i neonatit nga streptokoku, i paspecifikuar
P36.2 Sepsisi i neonatit nga Staphylococcus aureus
P36.3 Sepsisi i neonatit nga stafilokokë të tjerë, të paspecifikuar
P36.4 Sepsisi i neonatit nga Escherichia coli
P36.5 Sepsisi i neonatit nga anaerobët
P36.8 Sepsisi i neonatit nga baktere të tjera
P36.9 Sepsisi i neonatit nga baktere, i paspecifikuar

P37 Sëmundje të tjera infektive dhe parazitare kongjenitale

Përj.:
sifilizin kongjenital (A50.-)
enterokolitin nekrotizues të fetusit ose të neonatit (të porsalindurit) (P77)
diarrenë e neonatit:
oftalminë e neonatit të shkaktuar nga gonokoku (A54.3)
tetanozin e neonatit (A33)
P37.0 Tuberkulozi kongjenital
P37.1 Toksoplasmoza kongjenitale
Përf.:
Hidrocefalia e shkaktuar nga toksoplasmoza kongjenitale
P37.2 Listerioza neonatale e diseminuar
P37.3 Malaria falciparum kongjenitale
P37.4 Malaria tjetër kongjenitale
P37.5 Kandidiaza neonatale
P37.8 Sëmundje të tjera të specifikuara infektive dhe parazitare kongjenitale
P37.9 Sëmundje të tjera infektive dhe parazitare kongjenitale, të paspecifikuara

P38 Omfaliti i neonatit me ose pa hemorragji të lehtë

P39 Infeksione të tjera të specifikuara të periudhës perinatale

P39.0 Mastiti infektiv neonatal
Përj.:
bllokimin e gjirit të neonatalit (P83.4)
mastitin joinfektiv të neonatalit (P83.4)
P39.1 Konjunktiviti dhe dakriocistiti neonatal
Përf.:
Konjunktiviti klamidial i neonatit
Oftalmia e neonatit NOS
Përj.:
konjunktivitin gonokoksik (A54.3)
P39.2 Infeksioni intraamniotik i fetusit i paklasifikuar tjetërkund
P39.3 Infeksioni i traktit urinar neonatal
P39.4 Infeksioni i lëkurës neonatal
Përf.:
Piopderma në sindromën e të porsalindurit
Përj.:
pemfigusin e të porsalindurit (L00)
sindromën e lëkurës së djegur nga stafilokoku (L00)
P39.8 Infeksione specifike të specifikuara të periudhës perinatale
P39.9 Infeksione specifike të paspecifikuara të periudhës perinatale
to top of page