Klasifikimi Statistikor Ndërkombëtar i Sëmundjeve dhe Problemeve të Lidhura me Shëndetin Revizioni i 10-të (ICD-10) Version për 2016

Kapitulli XVI
Gjendje të caktuara me origjinë nga nperiudha perinatale
(P00-P96)

Çrregullime tranzitore endokrine dhe metabolike specifike për fetusin dhe të posalindurin
(P70-P74)

Përf.:
çrregullimet tranzitore metabolike endokrine të shkaktuara nga përgjigja e fëmijës ndaj faktorëve metabolikë endokrinë të nënës, ose përshtatjes së tij në ekzistencën ekstrauterine

P70 Çrregullime tranzitore të metabolizmit të karbohidrateve, specifike për fetusin dhe neonatin

P70.0 Sindromi i foshnjes nga nëna me diabet gjatë barrës
Përf.:
Fetusi ose i porsalinduri (me hipoglicemi) qe preket nga diabetes mellitus i nënës
P70.1 Sindromi i foshnjes nga nëna diabetike
Përf.:
Diabetes mellitus (paraekzistues) i nënës që prek fetusin ose të porsalindurin (me hipoglicemi)
P70.2 Diabeti melitus neonatal
P70.3 Hipoglicemia neonatale jatrogjenike
P70.4 Hipoglicemia tjetër neonatale
Përf.:
Hipoglicemia tranzitore e të porsalindurit
P70.8 Çrregullime të tjera tranzitore të metabolizmit të karbohidrateve, specifike për fetusin dhe neonatin
P70.9 Çrregullime tranzitore të metabolizmit të karbohidrateve, specifike për fetusin dhe neonatin, të paspecifikuara

P71 Çrregullime tranzitore të metabolizmit të kalciumit dhe magnezit, specifike për fetusin dhe neonatin

P71.0 Hipokalçemia e qumështit të lopës tek neonati
P71.1 Tjetër hipokalçemi neonatale
Përj.:
hipoparatiroidizmin e të porsalindurit (P71.4)
P71.2 Hipomagnezemia neonatale
P71.3 Tetania neonatale pa defiçit të kalçiumit ose magnezit
Përf.:
Tetania e të porsalindurit NOS
P71.4 Hipoparatiroidizmi neonatal tranzitor
P71.8 Çrregullime të tjera tranzitore neonatale të metabolizmit të kalçiumit dhe magnezit
P71.9 Çrregullime tranzitore neonatale të metabolizmit të kalçiumit dhe magnezit, të paspecifikuara

P72 Të tjera çrregullime endokrine tranzitore neonatale

Përj.:
hipotiroidizmin kongjenital me ose pa strumë (E03.0-E03.1)
strumën dishormogjenetike (E07.1)
sindromën e Pendred (E07.1)
P72.0 Struma neonatale, e paklasifikuar tjetëkund
Përf.:
Struma tranzitore kongjenitale me funksionim normal
P72.1 Hipertiroidizmi tranzitor neonatal
Përf.:
Tirotoksikoza e të porsalindurit
P72.2 Të tjera çrregullime tranzitore neonatale të funksionit të tiroides të paklasifikuara tjetëkund
Përf.:
Hipotiroidizmi tranzitor i të porsalindurit
P72.8 Të tjera çrregullime endokrine tranzitore neonatale, të specifikuara
P72.9 Çrregullime endokrine tranzitore neonatale, të paspecifikuara

P74 Të tjera çrregullime tranzitore neonatale elektrolitike e metabolike

P74.0 Acidoza metabolike e vonuar e neonatit
P74.1 Dehidrimi i neonatit
P74.2 Çrregullimi i balancit të natriumit të neonatit
P74.3 Çrregullimi i balancit të kaliumit të neonatit
P74.4 Të tjera çrregullime tranzitore neonatale elektrolitike
P74.5 Tirozinemia tranzitore e neonatit
P74.8 Të tjera çrregullime tranzitore metabolike neonatale
P74.9 Çrregullime tranzitore metabolike neonatale, të paspecifikuara
to top of page