Klasifikimi Statistikor Ndërkombëtar i Sëmundjeve dhe Problemeve të Lidhura me Shëndetin Revizioni i 10-të (ICD-10) Version për 2016

Kapitulli XIX
Dëmtime, helmime dhe pasoja të tjera të përcaktuara të shkaqeve të jashtme
(S00-T98)

Dëmtime të kyçit të këmbës dhe këmbës
(S90-S99)

Përj.:
përfshirjen bilaterale të kaviljes dhe këmbës (T00-T07)
djegiet dhe gërryerjet (T20-T32)
frakturën e kaviljes dhe këmbës (S82.-)
ngrirjen (T33-T35)
plagët e këmbës, nivel i paspecifikuar (T12-T13)
pickimin nga insektet: pickim djegës, ose helmues (T63.4)

S90 Dëmtim sipërfaqësor i kyçit të këmbës dhe këmbës

S90.0 Kontuzion i (shembje e) kyçit të këmbës
S90.1 Kontuzion i një ose disa gishtave të këmbës pa dëmtim të thoit
Përf.:
Kontuzion i thoit (thonjve) NOS
S90.2 Kontuzion i një ose disa gishtave të këmbës me dëmtim të thoit
S90.3 Kontuzion i pjesëve të tjera e të paspecifikuara të këmbës
S90.7 Dëmtime sipërfaqësore të shumta të kyçit të këmbës dhe të këmbës
S90.8 Dëmtime sipërfaqësore të tjera të kyçit të këmbës dhe të këmbës
S90.9 Dëmtim sipërfaqësor i kyçit të këmbës dhe të këmbës, i paspecifikuar

S91 Plagë e hapur e kyçit të këmbës dhe këmbës

Përj.:
amputimin traumatik të kaviljes dhe këmbës (S98.-)
S91.0 Plagë e hapur e kyçit të këmbës
S91.1 Plagë e hapur e një ose disa gishtave të këmbës pa dëmtim të thoit
Përf.:
Plagë e hapur e thoit (thonjve) NOS
S91.2 Plagë e hapur e një ose disa gishtave të këmbës me dëmtim të thoit
S91.3 Plagë e hapur e pjesëve të tjera të këmbës
Përf.:
Plagë e hapur e këmbës NOS
S91.7 Plagë të hapura të shumta në kyçin e këmbës dhe në këmbë
S92.0 Frakturë e kalkaneus-it
Përf.:
Kocka e thembrës
Os calcis
S92.1 Frakturë e talus-it
Përf.:
Astragalus
S92.2 Frakturë e kockave tarsale të tjera
Përf.:
Kuboid
Kuneiform, këmba (e ndërmjetme)(laterale)(mediale) Navikular, këmba
Nën-ndarjet në vazhdim ofrohen për përdorim opsional, nëpërmjet një karakteri në pozicion shtesë, kur nuk është e mundur ose nuk dëshirohet përdorimi i shumë kodeve për identifikimin e frakturës dhe plagës së hapur; një frakturë e paidentifikuar si e mbyllur ose e hapur duhet klasifikuar si e mbyllur:
S92.3 Frakturë e kockave metatarsale
S92.4 Frakturë e gishtit të madh të këmbës
S92.5 Frakturë e një gishti tjetër të këmbës
S92.7 Fraktura të shumta të këmbës
S92.9 Frakturë e këmbës, e paspecifikuar

S93 Luksacion, përdredhje dhe tendosje e artikulacioneve dhe ligamenteve në nivelin e kyçit të këmbës dhe këmbës

S93.0 Luksacion i artikulacionit të kyçit të këmbës
Përf.:
Astragalus
Fibula, ekstremi i poshtëm
Talusi
Tibia, ekstremi i poshtëm
S93.1 Luksacion i një ose disa gishtave të këmbës
Përf.:
Interfalangeal (artikulacioni/et)
Metatarsofalangeal (artikulacioni/et)
S93.2 Rupturë e ligamenteve në nivelin e kyçit të këmbës dhe këmbës
S93.3 Luksacion i pjesëve të tjera e të paspecifikuara të këmbës
Përf.:
Navikular, këmbë
Tarsal (artikulacioni/et)
Tarsometatarsal (artikulacioni/et)
S93.4 Përdredhje dhe tendosje e kyçit të këmbës
Përf.:
Kalkaneofibular (ligamenti)
Deltoid (ligamenti)
Kolateral i brendshëm (ligamenti)
Talofibular (ligamenti)
Tibiofibular (ligamenti), distal
Përj.:
dëmtimin e tendinit të Akilit (S86.0)
S93.5 Përdredhje dhe tendosje e një ose disa gishtave të këmbës
Përf.:
Interfalangeal (artikulacioni/et)
Metatarsofalangeal (artikulacioni/et)
S93.6 Përdredhje dhe tendosje e pjesëve të tjera e të paspecifikuara të këmbës
Përf.:
Tarsal (ligamenti)
Tarsometatarsal (ligamenti)

S94 Dëmtim i nervave në nivelin e kyçit të këmbës dhe këmbës

S94.0 Dëmtim i nervit plantar lateral
S94.1 Dëmtim i nervit plantar medial
S94.2 Dëmtim i nervit peroneal të thellë në nivelin e kyçit të këmbës dhe këmbës
Përf.:
Dega laterale, terminale e thellë e nervit peroneal
S94.3 Dëmtim i nervit sensor kutan në nivelin e kyçit të këmbës dhe të këmbës
S94.7 Dëmtim i shumë nervave në nivelin e kyçit të këmbës dhe të këmbës
S94.8 Dëmtim i nervave të tjerë në nivelin e kyçit të këmbës dhe të këmbës
S94.9 Dëmtim i një nervi të paspecifikuar në nivelin e kyçit të këmbës dhe të këmbës

S95 Dëmtim i enëve të gjakut në nivelin e kyçit të këmbës dhe të këmbës

Përj.:
dëmtimin e venës dhe arteries posteriore tibiale (S85.-)
S95.0 Dëmtim i arteries dorsale të këmbës
S95.1 Dëmtim i arteries plantare të këmbës
S95.2 Dëmtim i venës dorsale të këmbës
S95.7 Dëmtim i shumë enëve të gjakut në nivelin e kyçit të këmbës dhe të këmbës
S95.8 Dëmtim i enëve të tjera të gjakut në nivelin e kyçit të këmbës dhe të këmbës
S95.9 Dëmtim i një ene gjaku të paspecifikuar në nivelin e kyçit të këmbës dhe të këmbës

S96 Dëmtim i muskulit dhe të tendinit në nivelin e kyçit të këmbës dhe këmbës

Përj.:
dëmtimin e tendinit të Akilit (S86.0)
S96.0 Dëmtim i muskulit dhe tendinit të muskulit fleksor të gjatë të gishtit të këmbës në nivelin e kyçit të këmbës dhe këmbës
S96.1 Dëmtim i muskulit dhe tendinit të muskulit ekstensor të gjatë të gishtit të këmbës në nivelin e kyçit të këmbës dhe këmbës
S96.2 Dëmtim i muskulit të brendshëm (intrinsek) dhe tendinit në nivelin e kyçit të këmbës dhe këmbës
S96.7 Dëmtim i shumë muskujve dhe tendineve në nivelin e kyçit të këmbës dhe këmbës
S96.8 Dëmtim i muskujve dhe tendineve të tjerë në nivelin e kyçit të këmbës dhe këmbës
S96.9 Dëmtim i një muskuli dhe tendini të paspecifikuar në nivelin e kyçit të këmbës dhe këmbës

S97 Dëmtim me dërrmim i kyçit të këmbës dhe këmbës

S97.0 Dëmtim me dërrmim i kyçit të këmbës
S97.1 Dëmtim me dërrmim i gishtave të këmbës
S97.8 Dëmtim me dërrmim i pjesëve të tjera të kyçit të këmbës dhe këmbës
Përf.:
Plagë shtypëse e këmbës NOS

S98 Amputim traumatik i kyçit të këmbës dhe këmbës

S98.0 Amputim traumatik i këmbës në nivelin e kyçit të këmbës
S98.1 Amputim traumatik i një gishti të këmbës
S98.2 Amputim traumatik i dy ose më shumë gishtave
S98.3 Amputim traumatik i pjesëve të tjera të këmbës
Përf.:
Amputimi traumatik i kombinuar i thoit dhe pjesëve të tjera të këmbës
S98.4 Amputim traumatik i këmbës, nivel i paspecifikuar

S99 Dëmtime të tjera e të paspecifikuara të kyçit të këmbës dhe këmbës

S99.7 Dëmtime të shumta të kyçit të këmbës dhe këmbës
Përf.:
Plagë të klasifikueshme në më shumë se një nga kategoritë S90-S98
S99.8 Dëmtime të tjera të paspecifikuara të kyçit të këmbës dhe të këmbës
S99.9 Dëmtim i paspecifikuar i kyçit të këmbës dhe këmbës
to top of page