Klasifikimi Statistikor Ndërkombëtar i Sëmundjeve dhe Problemeve të Lidhura me Shëndetin Revizioni i 10-të (ICD-10) Version për 2016

Kapitulli I
Disa sëmundje infektive e parazitare
(A00-B99)

Përf.:
sëmundjet, të cilat në përgjithësi njihen si sëmundje të komunikueshme po të transmetueshme
Përdorni kodet shtesë (U82-U84), nëse dëshironi, për të identifikuar rezistencën ndaj barnave antimikrobialë.
Përj.:
bartësit apo bartësit e suspektuar të sëmundjeve infektive (Z22.-)
disa infeksione të lokalizuara – shih kapitujt lidhur me sistemin e organizmit (trupit)
sëmundjet infektive dhe parazitare në komplikacionet e shtatzënisë, lindjes së bebit, dhe fazës së puerperiumit (puerperale), [me përjashim të tetanozit obstetrikal] (O98.-)
sëmundjet specifike infektive dhe parazitare të periudhës perinatale [me përjashtim të tetanozit neonator, sifilizit kongjenital, infeksionit gonokoksik perinatal dhe sëmundjes perinatale të [HIV]] (P35-P39)
gripin dhe infeksionet e tjera respiratore akute (J00-J22)
Ky kapitull përmban blloqet e mëposhtme:
  • A00-A09Sëmundjet infektive të traktit intestinal (të zorrëve)
  • A15-A19Tuberkulozi
  • A20-A28Disa sëmundje zoonotike bakteriale
  • A30-A49Sëmundje të tjera bakteriale
  • A50-A64Infeksione me mbizotërim të rrugës seksuale të transmetimit
  • A65-A69Sëmundje të tjera nga spiroketat (=spiroketale)
  • A70-A74Sëmundje të tjera të shkaktuara nga klamidiat
  • A75-A79Rikeciozat
  • A80-A89Infeksione virale të Sistemit Nervor Qendror
  • A92-A99Ethet virale me-transmetim-nga-artropodët dhe ethet virale hemorragjike
  • B00-B09Infeksione virale të karakterizuara me dëmtime të lëkurës dhe të cipave mukoze
  • B15-B19Hepatiti viral
  • B20-B24Sëmundja e virusit të imunodefiçiencës humane të fituar [HIV]
  • B25-B34Sëmundje të tjera virale
  • B35-B49Mykozat
  • B50-B64Sëmundje nga protozoarët
  • B65-B83Helmintiazat
  • B85-B89Pedikuloza, akariaza dhe infestime të tjera
  • B90-B94Pasojat e sëmundjeve infektive e parazitare
  • B95-B98Infeksione të tjera bakteriale e virale dhe nga agjentë tëtjerë infektivë (infeksiozë)
  • B99-B99 Sëmundje të tjera infektive
to top of page